Dy vëllezërit në Lezhë konfliktohen fizikisht për kufirin e tokës, njëri prej tyre përfundon në spital

5 Prill 2023, 10:00 | Përditesimi i fundit: 2023-04-05 11:53:13

Dy vëllezër në Lezhë janë konfliktuar me njëri tjetrin për kufirin e tokës që kanë në zotërim. Sherri mes tyre ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit ku dy vëllezërit u konfliktuan fillimisht me fjalë më pas me grushta, duke shkaktuar si pasojë lëndimin e njërit prej tyre.