Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret

22 Prill, 21:01

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtareve, për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit nuk ka asnjë sinjal. Në axhendën e mazhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë diskutim të afërt për një emër i cili do të bashkonte 84 votat konsensuale. Erinda Ballaca vijon të mbajë drejtimin e këtij institucioni edhe pse mandati I ka përfunduar para më shumë se dy viteve.