Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkimi Europian dhe UNDP nisën inaugurimin e shkollave që janë ndërtuar të reja me fondet e BE-së. Nga Kavaja, ambasadori Soreca tha se BE ka investuar 115 milionë euro në objektet arsimore dhe kulturore në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti. Ka përfunduar tashmë ndërtimi dhe ka nisur mësimi në 23 shkolla, nga 63 që do të ndërtohen në total me fondet e BE-së.
Duke parë nga afër dy shkollat e reja në Kavajë, ambasadori theksoi se standardet e rindërtimit janë në përputhshmëri të plotë me ato të godinave në BE.