Dy vjet nga masakra në ish-bllok/ Prokuroria përfundon hetimet për Merviol Bilon, akuzohet për plagosje në kapërcim të vetëmbrojtjes

21 Dhjetor 2020, 12:39

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Merviol Bilon, kur kanë kaluar 2 vjet nga masakra e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Kjo akuzë nuk ka një marzh dënimi më të lartë se 7 vite. Maksimumi i dënimit është në 7 vite. Të paktën sipas prokurorisë tashmë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjajres në ish- bllok. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj,  Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzë për moskallëzim krimi.