Dyfishohet numri i aksidenteve në janar, eksperti rrugor: Shkak përdorimi i celularit, të rinjtë s’dinë të lexojnë sinjalistikën

21 Shkurt, 14:05

Muaji janar ka shënuar nisur me një rritje të ndjeshme si të aksidenteve, ku sipas INSTAT numërohen 162 aksidente rrugore. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, aksidentet janë dyfishuar. Në 84,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, kryesisht grup-mosha 25-34 vjeç.