Dyndja e turistëve në Vlorë shton trafikun! Radhë e gjatë automjetesh në Lungomare

7 Gusht 2023, 21:40

Dyndja me turistë dhe pushues në Vlorë ka krijuar një trafik të rënduar në qytet.

Radha kilometrike e mjeteve nis në rrugën Transballkanike deri në Lungomare. Drejtuesit e automjeteve po presin në radhë. Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, radhët kilometrike të makinave vijojnë në disa lagje të Vlorës. Me ardhjen e emigranteve dhe turistëve të shumtë në qytetin e Vlorës trafiku është rënduar.