Dyndje qytetarësh drejt kishës së Shna Ndout në Laç për pelegrinazh

19 Mars, 18:58

Dyndja e qytetarëve drejt Kishës së Shna Ndout në Laç të martën e parë të pelegrinazhit 13-javor ka krijuar trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.

Prej orës 17:00 të kësaj të marte është krijuar radhë kilometrike automjetesh nga superstrada deri në kishën e ‘Shna Ndout’.