'Dyrrah City' merr jetë, 60 trajnerë leksione nga ekspertët e Man. Cityt! Administratori Ndoci: Fillojmë në prill, ja si do funksionojë akademia

22 Shkurt, 15:52

Ka nisur zyrtarisht puna në terren e projektit të Manchester Cityt për Shqipërinë. Përmes akademisë së ‘Dyrrah Cityt’, e krijuar dhe mbështetur nga qeveria shqiptare, dy trajnerë të klubit anglez si Andy Smith dhe Gavin Rhodes, zhvilluan sot një praktikë me rreth 60 trajnerë të ekipeve të moshave të Tiranës. Fillimisht teori dhe më pas në praktikë, ku trajnerët shqiptarë patën mundësi të shihnin në mënyrë demonstrative stërvitjen që kryen një prej klubeve më të mëdha në botë.