Dyshohet për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, Policia e Vlorës aksion masiv në gjithë qarkun

30 Janar 2023, 12:03 | Përditesimi: 30 Janar 2023, 12:48

Policia e Vlorës ka nisur një aksion në të gjithë qytetin dhe në të gjitha ambientet e mbyllura, magazina, sera dhe ambiente të tjera. Ky aksion vjen pas urdhrit të kreut të Policisë së Vlorës, Ermal Mucaj, i cili ka kërkuar nga efektivët të ushtrojnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbyllura në qytetin bregdetar.

r.k./Shqiptarja.com