E amortizuar prej vitesh, nis rikonstruksioni në ‘Rrugën e Komanit’, banorët: Investim që sjell zhvillim

9 Mars 2025, 20:23 | Përditesimi: 9 Mars 2025, 20:23

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të zonës, tashmë po rikonstruktohet. Puna ka nisur për 10 kilometrat e parë nga Komani në drejtim të Vaut të Dejës, në segmentin ku gjendja e rrugës ka qenë më e dëmtuar. Për banorët e zonës, nisja e punimeve duket si një ëndërr e kthyer në realitet.

I.M/Shqiptarja.com