‘E ardhmja e Fintech’ një realitet teknologjik në Shqipëri! BSH: Mbështesim kompanitë, po avancojmë drejt SEPA

21 Mars, 18:12

Revolucioni digjital, produktet inovatore dhe kalimi nga pagesat me cash tek ato online, ishin në fokus të aktivitetit ‘E ardhmja e Fintech’. Banka e Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë dhe biznese, teksa diskutuan për përparimin teknologjik në vend, e vunë theksin tek pagesat elektronike dhe rëndësia e anëtarësimit të vendit në SEPA.