'E bëmë që e bëmë, kishim bërë nja dy tre kampe se nuk bëhej qameti!' Batuta e Vullnet Sinës për marrëveshjen me emigrantët

6 Dhjetor 2023, 14:39

Komisioni i Sigurisë miratoi në parim online marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Sipas marrëveshjes qendra ka kapacitet prej 3 mijë shtretërish. 

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ishte pro dhe me batutë ngriti pyetjen: Pse 3 mijë e jo 6 mijë, 7 mijë

“E bëmë që e bëmë e kishim bërë nja dy tre kampe se nuk bëhej qameti. Kishim treguar veten taman” tha më tej.

“Nuk menaxhohet më shumë se kaq!’ u përgjigj Balla.

Gjithashtu ai përjashtoi edhe mundësinë që qoftë dhe një emigrant të qëndrojë në Shqipëri

“Në të gjitha rastet personat largohen nga shoqëria në momentin e marrjes nga vendimi. Ata që pranohen shkojnë në Itali ata që u refuzohet kthehen në vendet e origjinës. Nuk ekziston asnjë mundësi që një nga 3 mijë të qëndrojë në Shqipëri. Nuk ka asnjë mundësi. Nuk ka, është e pamundur marrëveshja nuk e lejon. Të gjithë do të ikin nga Shqipëria sic do të vijnë” tha Balla.

    No videos found.