E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat

25 Janar, 14:33

Fati nuk është treguar bujar me vajzën që prindërit e pagëzuan me emrin Fati. Ajo ka lindur me nanizëm dhe ka vuajtur nëpër spitale. Tashmë në moshën 56-vjeçare, jeton vetëm me nënën e moshuar, e të sëmurë. Pensioni prej 20 mije lekesh eshte i pamjaftueshem, ndërsa banesa e rrënuar, rrezikon t’i zërë brenda. Përmes Report TV, Fati Cora, kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë!