E diela në karantinë totale, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve! Nga nesër farmacitë, bankat e marketet hapur deri në 17:30

12 Prill 2020, 16:00

Sot gjithçka është mbyllur në të gjithë vendin. Kjo do të jetë fundjava e fundit ku nuk do të ketë asnjë lëvizje dhe asgjë hapur, teksa të gjithë qytetarët do të qëndrojnë 40 orë brenda. Karantina e gjatë nisi dje në orën 13:00 për të vijuar sot dhe deri të hënën në mëngjes në 05:00. Ndërkohë që nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30, autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Po ashtu farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.