E dizenjuar nga Stefano Boeri/ Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e shkollës 'Andrea Stefani'

14 Gusht 2020, 14:42

TIRANË- Rreth 1000 nxënës të zonës së Astirit dhe të Doganës do të kenë shumë shpejt një shkollë të re. E dizenjuar nga Stefano Boeri, shkolla 9-vjeçare me para-shkollor do të mbajë emrin e gazetarit e publicistit të njohur "Andrea Stefani".

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në tWitter, ku ka shpërndarë edhe imazhet e shkollës së re e cila pritet të jetë një nga më të bukurat. “Sot do inspektoj shkollën më të re në Tiranë tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës. E dizenjuar nga Stefano Boeri, do jetë 9-vjeçare me para-shkollor për 1,000 nxënës & do mbajë emrin e gazetarit të drejtë e të ndershëm "Andrea Stefani". Shpëtim për gjithë zonën Astir-Doganë”, shkruan Veliaj.