“E drejta për të protestuar mbaron aty ku nis liria e të tjerëve', Rama për protestuesit: Përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet!

28 Tetor, 14:09 | Përditesimi: 28 Tetor, 14:09

Rama tha se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë, të protestojnë dhe të bëjnë grevë, por jo t’u imponojnë të tjerëve mendimet e tyre. Ai i akuzoi se po përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet pa kushte, ndërsa tha se në gjuhën e tyre nuk ka asnjë respekt për mirësjelljen, dialogun apo përballjen me mendime të ndryshme.

 

E.H/Shqiptarja.com