E FORTË/ Ministri grek është shqiptar! Beqiri: Ja si Saliu shiti detin… tradhtar

25 Maj, 19:48 | Përditesimi: 25 Maj, 20:50

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarin Ermal Qori, komentoi çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas vizitës së ministrit grek Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit të tij me kryeministrin Edi Rama. Beqiri hodhi akuza të forta ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar marrëveshjen e firmosur me Greqinë si një akt në dëm të interesave kombëtare. Sipas tij, Berisha ka mbrojtur një marrëveshje që favorizonte palën greke, ndërsa vetë ish-kryeministri ka deklaruar se nga ajo marrëveshje do të fitonin të dyja palët. Në intervistë, Beqiri u ndal edhe te debati publik për kufirin detar, duke e konsideruar këtë çështje si një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

I.M/Shqiptarja.com