'E gjithë jeta brenda një ekspozite', Taso çel në Pogradec ekspozitën e veçantë ‘Vizatime nga vendi i jetës’ me 74 vizatime

5 Korrik, 10:28

Piktori i njohur Anastas Kostandini ose Taso, siç e thërrasin të gjithë vjen me një ekspozitë të rrallë në galerinë e artit në Pogradec e cila do të qëndrojë e hapur deri më 22 korrik për artdashësit dhe turistët.  Janë 74 vizatime, punuar nga viti 1966 e deri në ditët e sotme. Ndër to, thotë piktori, ka pamje të qytetit që tashmë që nuk ekziston.