E kishte fshehur në gomën rezervë të makinës, sekuestrohen mbi 8 kg kanabis në doganën e Morinës

10 Nëntor 2021, 21:37 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 21:37

Një 30-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike në doganën e Morinës. Policia ka arrestuar shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip "Alfa Romeo", në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.

KT/Shqiptarja.com