E mbajtën për 3 vite, Spanja pranon të kthejë zemrën e Saimir Sulës! Ministria e Drejtësisë: Kemi kërkuar që ta marrim më 12 korrik në prani të familjarëve

2 Korrik 2023, 22:50

Ministria e Drejtësisë konfirmoi zyrtarisht se Spanja ka pranuar që ta kthejë zemrën e Saimir Sulës. Ministria e Drejtësisë ka propozuar që organin ta tërheqin nga Barcelona më 12 korrik 2023, në prani të familjarëve të Sulës, si edhe të përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës.