E mërkura me vranësira dhe reshje të lehta, moti përmirësohet pas mesditës

15 Prill, 07:18 | Përditesimi: 15 Prill, 07:18

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

A.M/Shqiptarja.com