E pazakontë! Avioni i linjës Kaliari-Romë fluturon i arnuar me ngjitës në një pjesë të tij, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

3 Gusht 2023, 11:13

Shpesh ndodh që avionët të përfshihen në incidente të ndryshme me pasagjerë të pabindur apo me probleme teknike, por një avion i arnuar me ngjitëse në faqet e tij nuk ishte parë kurrë në fluturim. Kjo ka ndodhur në bordin e avionit të linjës Kaliari-Romë, i cili fluturoi me pasagjerët që parë arnat në pjesët e jashtme të avionit, vetëm pasi u ulën në tokë.