E pazakontë në Tiranë, fëmijëve iu mohohen lojërat, parku lyhet me graso! Prindërit: Vepër e dikujt që shqetësohet nga zhurmat, institucionet të ndërhyjnë

3 Prill, 19:02

Fëmijët e një lagjeje të populluar në kryeqytet janë ndeshur këtë të mërkurë me një ngjarje të pazakontë parë. Një prej këndeve të lojërave në zonën e njohur si Ish-parku i autobusëve u zgjua i lyer me graso. Prindërit e shqetësuar shprehen për Report TV se nuk janë në dijeni për autorin, ndërsa thonë se personi përgjegjës duhet të marrë ndëshkimin e duhur.