E pazakontë në Tiranë! Mungon një javë mësuesja e klasës së 4 te ‘7 Marsi’, e zëvëndëson nxënësja e klasës së 7-të! Fëmijë e prindër në protestë

14 Shtator 2023, 20:27

Njëra klasë e katërt në shkollën 9-vjeçare 7 Marsi në Tiranë nuk ka zhvilluar asnjë orë mësimore, pasi mungon mësuesja për shkak të disa problemeve shëndetësore. E pazakonta në këtë histori është se mësuesen e këtyre 17 nxënësve e ka zëvendësuar një nxënëse e klasës së shtatë, ndaj prindërit janë ngritur në protestë.