E pengon Kodi Elektoral, viti 2020 mbyllet pa amnisti për të burgosurit! Festat do i kalojnë në qeli

18 Dhjetor 2020, 12:45

Vitit 2020 do të mbyllet pa amnisti për të burgosurit. 

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se viti elektoral dhe kodi elektoral i miratuar pengon amnistinë për të burgosurit, 3 muaj para zgjedhjeve, të cilat do zhvillohen më 25 prill.

Në kod thuhet se 3 muaj para zgjedhjeve s'mund të ketë aministi dhe automatikisht ministria e Drejtësisë s'ka bërë asnjë lëvizje për të dërguar një draft për amnistinë. 

Pritej të ndodhte amnisti për afro 300 të dënuar por tashmë është marrë zyrtarisht vendimi dhe ministria e Drejtësisë nuk do të propozojë draft për amnistinë.

Kësisoj 31 dhjetori 2020 nuk do t'i kthejë pranë familjes të dënuarit për vepra penale të lehta, të cilët do të mund të përfitonin nga amnistia nëse do të kishte.

Kujtojmë se edhe gjatë 1 vitmë parë amnistia ishte me debate. Ajo nuk u realizua në natën e ndërrrimit të viteve por disa muaj më vonë dhe prej saj u liruan 175 të burgosur.

Megjithatë pritet një tjetër amnisti. Kodi elektoral nuk shmang kërkesat për dekret falje që kanë mbërritur në presidencë. Megjithatë amnisti masive s'do të ketë gjatë këtij fundviti por do dalë nga qelia vetëm ai i burgosur ka kryer dënimin e plotë.