Lirohen 175 të dënuar/ Kuvendi miraton amnistinë për të burgosurit dhe ligjin për kontrollin e banesave pas tërmetit

Lirohen 175 të dënuar/ Kuvendi miraton amnistinë për të burgosurit dhe ligjin për kontrollin e banesave pas tërmetit

TIRANE- Me 102 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për amnistinë që liron nga qelia 175 të burgosur. Por kush janë 175 të dënuarit që do të lirohen? Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë. Përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. (Lexo këtu projektligjin e plotë që u miratua me kategoritë që përfitojnë).

Opozita në Kuvend kërkoi zgjerimin e kategorive që përfitojnë, por dy propozimet e deputetit Myslim Murrizi u rrëzuan nga shumica socialiste. Murrizi kërkoi që të lirohen të gjithë burrat që janë dënuar apo janë në proces për vepra që dënohen deri në 2 vite dhe 3 vite për gratë. Gjithashtu ai kërkoi që të falen të gjitha gratë që janë në burg, por shumica i rrëzoi amendamentet.

Një tjetër ligj i rëndësishëm që u miratua sot me  84 vota ishte edhe ai për kontrollin e banesave që janë ndërtuar në 50 vitet e fundit (lexo këtu cfarë parashikohet), ku kryeministri Edi Rama kishte një paralajmërim shumë të fortë për ndërtuesit (Lexo ketu). Sa i përket dekreteve të Presidentit Ilir Meta, i shumëdebatuari për paketën anti-shpifje u hoq nga rendi i ditës duke u shtyrë në pritje të opinioneve të Komisionit të Venecias, ndërsa u rrëzua ai për komunikimet elektronike (AKEP-in).

Rendi i ditës që u votua sot në Kuvend
Miratohet 80 vota pro akti normativ nr. 10, date 18.12.2019 "Per disa shtesa ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998, "Per tatimin mbi te ardhurat", te ndryshuar""
Miratohet me 84 vota pro akti normativ nr. 11, date 24.12.2019 "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 99/2018 "Per buxhetin e vi tit 2019", te ndryshuar"
Miratohet me 84 vota pro projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8402, date 10.9.1998, "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit'', te ndryshuar"'.
Miratohet me 86 vota pro projektligji "Per shkembimin automatik te informacionit te llogarive financiare".
Miratohet me 102 vota pro projektligji "Per dhenie amnistie".

Me 78 vota kundër rrëzohet dekreti i Presidentit te Republikes nr. 11.414, date 11.01.2020, "Per kthimin e ligjit nr. 92/2019 "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9918, date 19.5.2008, "Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar".


Lajmi kryesor:

Rama paralajmëron arktitektët dhe ndërtuesit: Çdo kat shtesë me qëllim përfitim financiar do sekuestrohet ose do shembet (VIDEO)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Rebelohet Kujtim Gjuzi: 175 janë pak, të lirohen më shumë të dënuar nga burgu

Deputeti Kujtim Gjuzi kërkon zgjerimin e kategorive të amnistisë. Ai tha se 175 të dënuar që i kap amnistia për t'u liruar janë pak. "Nëse Rama nuk e bën testin e drogës si mund të lëmë një mijë persona atje brenda për përdorim vetjak ndodhen pas hekurave. Ne nuk duhet të cojmë njerëzit në dyert e qelive kur nuk kanë faj se përgjegjëse ishte qeveria Rama dhe një ministër që nuk është më as në Kuvend.

Të gjithë këta që mbollën drogë dhanë një version si të pasurohesh shpejt. Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Cdo gjashtë muaj të bëjmë amnisti?! Le ta shtyjmë me një javë dhe të zgjerojmë gamën. Janë 1200 të tjera pas hekurave që janë fajtor për shkak të qeverisë. Ata që janë vuajtur 2/3 e dënimit të shkojnë pranë familjeve duke i mbajtur në monitorim
" tha ai.

Ora 15:27
175 të dënuar do të lirohen, Manja: Parlamenti mund të bëjë një tjetër amnisti

1568889824_ulsimanja.jpg
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se numri i të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia është 175, por deputeti opozitar Murrizi e cilësoi të vogël në krahasim me propagandën që sipas tij është bërë në gjashtë muajt e fundit. Por Manja tha se parlamenti mund të propozojë një tjetër amnisti.

Debati në Kuvend
Ulsi Manja: Sot janë 5351 të dënuar dhe paraburgosur. 2632 janë të dënuar me formë të prerë do të përfitojnë. Përfitojnë të gjithë dënuarit deri që deri 31 dhjetor që kanë vendim të formës së prerë. Janë 175 të dënuar që përfitojnë,  150 meshkuj, lirohen 23 gra dhe 2 të mitur.

29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti.

Myslim Murrizi: Amnistia nuk është thjeshtë vullnet politik, do 84 vota, është konsensus më i gjerë. Ata që duhet të rrinë brenda po dalin. Ne nuk kemi shokë aty, shokët i keni ju te 'Zogu i Tiranës', 184, 339, etj. Keni halla se po doli 'Zogu' do të marrë kasetat dhe do shkojë te zogjtë tjerë dhe e dini që do iu bëjë të gjithëve zogj. Ata që bëjnë vrasje po dalin vetë pa pyetur për këtë sallë. Nuk ia vlente 6 muaj propagandë për kaq, për të nxjerrë nga burgu.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!