Qeveria shqiptare mohoi edhe njëherë publikisht akuzat se Shqipëria do duhet të paguajë 1 mld dollarë për tu ulur në tryezën e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës. Ishte ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cila në një konferencë për mediat i hodhi poshtë akuzat duke i konsideruar si trillime të opozitës, ndërsa mohoi edhe lajmet që kanë qarkulluar për strehimin e palestinezëve në vendin tonë.




















