E Premtja e Zezë, Katedralja e Shkodrës organizon procesionin e 'Udhës së Kryqit'

29 Mars, 23:04

Nga Katedralja e Shkodrës deri në varrezat e Rrmajit, besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në ritin e së premtes së zezë në prag të festës së Pashkëve. Procesioni është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Shkodrës ndërkohë që qindra besimtarë kanë ndjekur në lutje këtë ditë e cila në kalendarin fetar për besimtarët shënon kalvarin e Jezu Krishtit.