E propozuara e Trump për ambasadore në Shqipëri: Krimi, problem serioz! Do i shtyj liderët të zgjidhin krizën, rezistencë Rusisë e Kinës

29 Tetor 2019, 23:31

Diplomatja Yuri Kim, që është propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Tiranë ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit ku u shpreh se nëse do të konfirmohet do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë shqiptare. Kim ka shpalosur edhe strategjinë. Një pikë e nxehtë është zgjidhja e krizës politike, por pa harruar ndikimin rus e kinez, por edhe cështjen e luftëtarëve të huaj të ISIS.

"Do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik.

Do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve.

Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe nëse konfirmohem ambasadore do të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë cështje.