E reja vdiq pas ndërhyrjes në spitalin ‘Amerikan 2', shoqja: Isha me Iridën ditën e operacionit, janë paguar mbi 4 mijë euro

31 Janar, 11:26

Shoqja e Irida Hasallës, 28-vjeçares e cila ndërroi jetë pasi iu nënshtruar një operacioni për estetik për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan, megjithëse kishte tumor në mitër, ka treguar për Report Tv se kanë paguar mbi 4 mijë euro.

Sipas shoqes, e cila ka qenë më të në ditën e operacionit ka thënë se i kanë bërë pagesat në 11:30 të natës, me urgjencë.

‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin, përpos analizave’- ka treguar shoqja.