E rëndë në Bulqizë, kamionçina me gurë rrëshket dhe bie mbi një banesë! Humb jetën pronari 55-vjeçar

7 Maj 2023, 17:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Bulqizë. 55-vjeçari Izmir Dumani ka humbur jetën pasi një automjet kamionçinë ka rrëshkitur dhe ka rënë në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtushaj në Bulqizë, ku 39-vjeçari i identifikuar A.T., duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e Izmir Dumanit rreth 55 vjeç.