E rëndë në Durrës/ 19-vjeçarja vret me armë babanë: Më detyronte të fejohem! I ati gjendet pas 10 ditësh i varrosur në kasollen e lopës

23 Shkurt, 09:38 | Përditesimi i fundit: 2024-02-23 20:49:19

Një 19-vjeçare në Durrës ka vrarë me armë zjarri të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e lopës. Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt dhe 50-vjeçari është gjetur pas 10 ditësh i varrosur, pas denoncimit të djalit se ka humbur kontaktet me të atin. E reja ka deklaruar se i ati e ka detyruar të fejohet pa dëshirën e saj.