E rëndë në Durrës, 40-vjeçari mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë në banesë! Lirohen nga RENEA pas disa orësh negociata

15 Maj, 08:15 | Përditesimi i fundit: 2024-05-15 16:25:18

Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët.

Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.