E rëndë në Gramsh, sherr me thika mes 5 të miturve! Adoleshenti futet për t’i ndarë por gjen vdekjen! Plagoset edhe kushëriri i tij (FOTO)

16 Maj 2023, 15:57 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 17:39:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku disa adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë ka vdekur një 15-vjeçar. Bëhet fjalë për Fajton Bicin, i cili hyri për t’i ndarë por në fakt gjeti vdekjen. Së bashku me të ishte edhe kushëriri i tij, i cili është plagosur dhe është transportuar në Tiranë.