E rëndë në Maliq/ 59 vjeçari ngacmonte seksualisht 12 vjeçaren, gjyshja dëshmon ditët e tmerrit: E ndiqte pas! Erdhi me gurë natën! Çupa ka frikë të dalë

10 Nëntor 2023, 13:58

Zbulohen detaje të rënda nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq ku një 59 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të  mitur vetëm 12 vjeçe.

Fillimisht vajza nxënëse shkolle nuk ka treguar për ngacmimet pasi i vinte turp dhe nuk donte  të shqetësonte gjyshen e saj me të cilën jetonte

“Cupa nuk më ka treguar që e ngacmonte ky person se i vinte turp dhe nuk donte të më shqetësonte mua se isha e sëmurë. Ka 1 javë që e ndjek mbrapa” tha gjyshnja në një prononcim për Report Tv.