E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Babai: Në burg duhet të futet doktori dhe jo im bir!

3 Qershor 2023, 23:50

“Në burg të futet doktori dhe jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që babai i 24 vjeçarit i cili mbrëmjen e sotme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit .

Gazetari i Report TV Piro Nase duke raportuar nga vendi i ngjarjes thotë se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tij. Madje ato kanë pasur frikë se mos djali I tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se njëri prej tyre do të gjente vdekjen nga djali I tyre.

Ekspertë të kriminalistikës dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë të gjitha veprimet hetimore. Madje gazetari i Report TV që raportoi në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.