E rëndë në Përmet, aktivistja gjen shqiponjën e plagosur dhe të lidhur për së gjalli: Do marrë trajtimin mjekësor dhe do fluturojë e lirë

8 Tetor 2023, 16:19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Buhalit në Përmet ku një shqiponjë është gjendur e plagosur dhe e lidhur për së gjalli në një gardh. Lajmin e ka bërë të ditur një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, Suela Luarsi në rrjete sociale.