E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari brenda garazhit të banesës në Babrru! Dyshohet se u asfiksua

19 Korrik 2023, 17:47 | Përditesimi i fundit: 2023-07-19 21:46:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 13-vjeç është gjetur i pajetë. Sipas policisë, fëmija është gjetur brenda automjetit në garazhin e banesës së tij në Babrru pa shenja jete.