E rëndë në Vlorë/ Djali vret babanë me tritol

2 Shtator 2023, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2023-09-02 14:49:59

Selenicë, Vlorë/Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi D. G., 56 vjeç. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por hetimet e thelluara profesionale të Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, zbardhën vendosjen e lëndës plasëse në sobën me gaz dhe identifikuan autorin e ngjarjes.