E rrezikshme! Rruga Librazhd-Pogradec nuk rregullohet as për një muaj, flet Inxhinieri Ismeni

24 Shkurt, 19:29 | Përditesimi: 24 Shkurt, 19:29

 

Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Qerim Ismeni e quajti problemin defekt njerëzor. Sipas tij, projektimi i një rruge është proces multidisiplinar që kërkon studime të detajuara gjeologjike, hidrogjeologjike dhe sizmike. Kur këto nuk bëhen si duhet, ose kur përgjegjësia shpërndahet pa koordinim, pasojat dalin më vonë. Ai tha se sot studimi, projekti i fizibilitetit, mbikëqyrja dhe ndërtimi janë në duar private dhe mungon një hallkë shtetërore që mban përgjegjësi për projektin në tërësi. Sipas tij, kjo sjell situata ku secili kryen pjesën e vet, por askush nuk përgjigjet për rezultatin final.Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

A.M/Shqiptarja.com