ECOVOLIS, gatuaj një pjatë më shumë

30 Dhjetor 2019, 15:47

Gëzuar festat e fundvitit, gëzuar festën e vitit të ri. Me këtë urim nis emisioni i fundit Veri Jug për këtë vit, emision i realizuar në sheshin Nënë Terëza ku, EcoVolis, organizata e famshme e bicikletave me lider qytetarin Ened Mato, zhvilloi eventin "Gatuaj një pjatë më shumë". Dhjetra qytetarë tiranas dhuruan në fundvit ndihma në ushqime, lodra dhe libra për fëmijët e familjeve në nevojë, familjet e prekura nga tërmeti dhe njerëzit e vetmuar e të pastrehë. Ngritja e një kuzhine në qiell të hapur, ku vullnetarët që ju bashkuan aktivistëve të Eco Volisit, gatuan një pjatë më shumë për të ardhurit në shesh. Festa mbërriti kulmin me ndarjen e dhuratave për vogëlushët, që improvizuan edhe një spektakël artistik në sheshin Nënë Tereza. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv