Edhe 1 ditë afat, 8 mijë biznese rrezikojnë të gjobiten për mos dorëzim të pasqyrave financiare

1 Gusht 2021, 18:28

Të gjithë bizneset që ende nuk kanë dorëzuar pasqyrat financiare të vitit të kaluar, kanë afat deri më datë 2 gusht (të hënën) ti depozitojnë ato online pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. 

Mbi 8 mijë subjekte rrezikojnë të gjobiten pasi ende nuk i kanë dorëzuar pasqyrat. Sipas të dhënave nga QKB pasqyrat duhet të dorëzohen në total nga 25.700 subjekte, por që deri të premten (30 korrik), pasqyrat financiare ishin dorëzuar nga 17.666 bizneseve. Ata që nuk i dorëzojnë do të përballen me gjobë prej 15 mijë lekë.