Edhe 3 vite më shumë letra me vlerë? Propozimi socialist shqyrtohet pas përgjigjeve nga ‘Ekonomia’! Braçe: Proces i dështuar

8 Prill, 16:28

Afati për përdorimin e letrave me vlerë për të paguar një pjesë të faturës së legalizimit të banesës, apo për të privatizuar prona pritet të shtyhet deri në 2027-ën. Ky propozim i diskutuar në Komisionin e Ekonomisë ka ngritur shumë pikëpyetje, ku socialisti Erion Braçe tha se përdorimi i bonove ka dështuar e ka qenë instrument korruptiv. Kurse Tabaku kërkojë të dhëna sa pronarë kanë përfituar.