Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë

25 Prill, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2024-04-25 17:17:36

Mbi 73 mijë persona kanë afat edhe 5 ditë për të dorëzuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave. Drejtoria e Tatimeve thotë për Report TV, se detyrimin për të dorëzuar DIVA-n e kanë mbi 24 mijë persona që marrin mbi 2 milionë lekë në vit, dhe 49 mijë të tjerë që janë të dypunësuar. Kush nuk dorëzon DIVA-n, gjobitet dhe paguan interes e kamatëvonesën