Edhe banesat sociale mund të jepen me koncesion! Nëse bashkitë s’kanë fonde, i ndërton privati

23 Korrik 2021, 20:03

Nëse bashkitë nuk do të kenë mundësi financiare për të ndërtuar banesat sociale, atëherë ato mund të kërkojnë ndihmë nga privati. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, dhënia me koncesion bëhet nëse njësitë e qeverisjes vendore e vërtetojnë se nuk kanë fonde.

Nëpërmjet vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar kushtet dhe pikat e kontratave që pushteti vendor do të lidhë me kompani private për ndërtimin e banesave sociale. Njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas këtij vendimi, duhet që fillimit të analizojnë dhe bëjnë planifikimin e zonave që do të zhvillohen për strehim në territorin e tyre, si edhe të planifikojë fondet e përcaktuara për të përballuar zhvillimin e zonës me të ardhurat e veta.