Edi Rama: Ata që e quajtën tradhtar Fatos Nanon për takimin me Millosheviç, sot e nderojnë! Ai ishte patriot dhe do mbetet në rreshtat e nderit të historisë

2 Nëntor, 13:19 | Përditesimi: 2 Nëntor, 13:19

Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik. Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë.

 

I.M/Shqiptarja.com