Yzeiri për Report Tv: Gjyqet në GJKKO duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme! Kafazet e qelqta, s’përdoren as në vendet më diktatoriale

27 Prill, 14:08 | Përditesimi: 27 Prill, 16:16

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar refuzoi sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të transmetuar live në media procesin ndaj tij.

Një kërkesë e ngjashme për seanca me dyer të hapura, në emër të transparencës publike, është bërë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

Këtë vendim, analisti Ilir Yzeiri e kritikoi ashpër sot, duke e cilësuar si një shkelje të frymës së transparencës dhe ligjit, veçanërisht të nenit 339 të Kodit të Procedurës Penale.

A.M/Shqiptarja.com