Edit Harxhi denoncon PS: Po intimidon votuesit! Thirrje qytetarëve që të vrasin frikën e të votojnë masivisht

14 Maj 2023, 18:53

Edit Harxhi ka denoncuar PS se po intimidojnë votuesit. Ajo i kërkon qytetarëve në Lushnje që të vrasin frikën dhe të votojnë masivisht.

“Duke qenë të dëshpëruar për mosdaljen e votuesve të tyre në qendrat e votimit, drejtorët e Bashkisë Lushnje sot vazhdojnë gjatë gjithë ditës me lista në duar që të intimidojnë qytetarët e Lushnjes në të gjithë qendrat e votimit. Para disa orësh kishim një moment kur drejtoresha e arsimit në bashkinë Lushnje, në një nga qendrat e votimit ndodhej me lista votuesish. E njëjta gjë ndodh me nëndrejtorin e spitalit që ka qenë për të gjithë paraditen intimidonte votuesit që hynin në një nga qendrat e votimit në zonën e Gorresë. Kjo ka ndodhur në disa qendra votimi në të gjithë Lushnjen. Edhe drejtorët e bashkisë janë në terren gjithë kohës.