“Education USA”, zyrë këshillimi për studime në SHBA te Piramida e Tiranës! Falas në 5 ditë të javës

16 Nëntor 2023, 22:59

Education USA, zyra që do të ofrojë informacion të saktë, të plotë dhe aktual mbi mundësitë për të studiuar në SHBA është hapur tek Piramida në Tiranë. Konsulentja e zyrës do të presë të gjithë të interesuarit çdo ditë, nga ora 9 me  4 pasdite dhe ofron këshillime individuale, falas.