Eglant Koçi dyshohet se u vra me plumb në kokë, familjarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

19 Qershor, 13:28 | Përditesimi: 19 Qershor, 13:28

Një ditë pas u gjet në një humnerë, familjarët e Eglant Koçit kanë identifikuar trupin e tij, i cili është dërguar për ekspertizë. Nga këqyrja paraprake është konstatuar një plagë në kokë, e shkaktuar nga armë zjarri. Autori i dyshuar Armand Shakaj ende në kërkim.

    E.H/Shqiptarja.com